Pas 10 viteve, 40 për qind e punëve të shtëpisë mund të kryhen nga robotët

schedule23:30 - 2 Mars, 2023

schedule 23:30 - 2 Mars, 2023

Ndërkohë që ideja që punët tona një ditë mund të zëvendësohen nga Inteligjenca Artificiale, IA, ose robotët na bën të shqetësohemi dhe shumë pyesin se çfarë do të bëjnë njerëzit kur IA t’u marrë punën, me shumë mundësi nuk do të kundërshtonin nëse robotët do të na ndihmonin në punët e shtëpisë. Dhe duket se një skenar i tillë nuk është shumë larg.

Shkencëtarët nga Universiteti i Oksfordit dhe Universiteti japonez i Ochanomizu e kanë kryer një studim përmes të të cilit donin të zbulonin nëse robotët, nëse tashmë do të na zënë punët, do t’i hedhin edhe mbeturinat. Në punën e tyre, ata nënvizuan se fshesat robotike janë tashmë lloji më i shitur i robotëve në botë dhe u përpoqën të zbulojnë se si do të duket ky treg pas dhjetë vjetësh gjatë një bisede me 65 ekspertë të inteligjencës artificiale nga Japonia dhe Britaniae Madhe. Hulumtimi thotë se automatizimi mund t’i çlirojë njerëzit nga shumë kohë që ata i shpenzojnë në punët e shtëpisë së papaguar sot.

Rezultati që ata morën bazuar në përgjigjet e tyre është se në dhjetë vjet, rreth 39 për qind e punëve të shtëpisë, si dhe disa punë që lidhen me kujdesin e përgjithshmë dhe kujdesin për fëmijët dhe punët e të moshuarve, do të kryhen nga robotët. Një ndër punët që ka më shumë gjasa të zëvendësohet nga automatizimi në dhjetë vjet, shumica e ekspertëve të IA e përmendin blerjet ushqimore dhe ata besojnë se në një dekadë robotët do të na kursejnë rreth 60 për qind të kohës që kalojmë duke bërë pazar sot.

Inteligjenca artificiale duhet të ketë ndikimin më të vogël në punë të tilla si pjesëmarrja në arsim dhe shoqërimi i fëmijëve në shkollë ose kujdesi për anëtarët e moshuar të familjes, dhe kjo shifër është rreth 28 për qind.

Megjithatë, siç thotë Ekaterina Hertog, profesoreshë e inteligjencës artificiale dhe shkencave sociale nga Oksfordi, për robotët që do t’i zëvendësojnë punët e shtëpisë është folur që në vitet gjashtëdhjetë të shekullit të kaluar dhe ajo i kujtoi gjithashtu premtimet e drejtimit autonom: Megjithatë ende nuk ia kemi dalë të bëjmë robotë që punojnë mirë ose makina autonome që ngasen në rrugët tona të paparashikueshme. Megjithatë, duhet theksuar se në disa pjesë të SHBA-ve, makinat autonome ende po e bëjnë punën e tyre me mjaft sukses (megjithëse në një zonë të kufizuar).

Kate Devlin, eksperte e kësaj fushe, e cila nuk ka marrë pjesë në hulumtim, ka theksuar për BBC-në se ka më shumë gjasa që teknologjia të mos i zëvendësojë njerëzit, por t’i ndihmojë ata në kryerjen e detyrave të përditshme, të tilla si pastrimi i pluhrave dhe hedhja e mbeturinave, si dhe punë të ngjashme: Është e vështirë dhe e shtrenjtë të bësh një robot që do të kryejë disa detyra të tilla. Në vend të kësaj, është më e thjeshtë dhe më e dobishme të bësh teknologji që do t’i ndihmojë njerëzit, në vend që t’i zëvendësojë ata.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!