Modelja e njohur, Chrissy Teigen ka deklaruar se është larguar në rrjeti social Twittër.
Sipas Mirror, ajo e mori një vendim të tillë pas 10 vitesh përdorimi, teksa kishte edhe një numër të madh të ndjekësve.
35-vjeçarja ka treguar për publikun edhe arsyen e largimit, duke vënë në bazë negativitetin që ka marr.
“Hey. Për më shumë se 10 vite, ju keni qenë bota ime. Sinqerisht ju kam borxh shumë për këtë botë që krijova.
Është koha që të them lamtumirë. Kjo gjë nuk po më jep pozitivitet, por po më ofron vetëm gjëra negative”, ka shkruar ajo.
Ndërkohë fansat e dhe miqtë e modeles u mërzitën nga vendimi i këngëtares, por sërish i uruan më të mirat./abcnews.al