Çifti i njohur, Lauren Graham dhe Peter Krause janë ndarë pas më shumë se 10 vitesh bashkë. 55-vjeçarja dhe 56-vjeçari, u takuan për herë të parë në vitin 1995 teksa shfaqeshin në serialin “Caroline in the City” të NBC-së.
Marrëdhënia e aktorëve nuk u bë romantike deri gati dy dekada më vonë, kur ata luajtën si vëlla e motër, ‘Adam dhe Sarah Braverman’ në Parenthood nga 2010 deri në 2015.
Dyshja preferuan ta mbanin lidhjen e tyre larg syrit të publikut, dolën për herë të parë në tapetin e kuq në nëntor 2010, ku publikuan romancën e tyre.
“Askush nuk e dinte për një kohë, sepse na pëlqen të jemi në shtëpi, të gatuajmë dhe të mos dalim. Unë gjithashtu kam qenë vërtet mbrojtës ndaj tij, sepse është e rëndësishme që ju të mund të na shihni si vëlla dhe motër në shfaqje”, tha Lauren atë kohë për romancën e tyre./abcnews.al