Ish-presidenti i SHBA, Donald Trump, është rikthyer në Twitter. Mesazhet e tij nga rrjeti i tij social, Truth Social, kanë nisur tashmë të publikohen në një profil të ri në Twitter të quajtur “President Donald J. Trump’s Truth Social Posts”.
“Duke u siguruar që presidenti Trump dëgjohet në Tëitter ndërkohë që ai dhe Devin Nunes fokusohen në Truth Social.”, thuhet në përshkrimin e adresës.
Tweet-et e publikuara nga dita e hënë përfshijnë 210 mesazhe që Trump ka shpërndarë në Truth Social që nga muaji shkurt. Aktualisht @PresTrumpTS ka tërhequr 11,700 ndjekës në një kohë shumë të shkurtër.
Kujtojmë që Trump u dënua në mënyrë të përhershme nga Twitter gjatë 2021 për rolin që kishte në sulmin e vitit të kaluar në U.S Capitol. Mirëpo pronari i ri potencial i Twitter, Elon Musk, është shprehur se ai do të lejojë rikthimin e Trump në platformë./abcnews.al