Partnerja e Ledrit tregon kuptimin e veçantë që fshihet pas emrit Poem Blu

schedule10:26 - 9 Korrik, 2021

schedule 10:26 - 9 Korrik, 2021

Poem Blu është kthyer në një ndër bebushët më të famshëm të Instagramit. Dyshja e famshme, Ledri Vula dhe Sara Hoxha u bekuan me fëmijën e tyre të parë dhjetorin e kaluar.

Partnerja e Ledrit ndan shpeshherë me ndjekësit momente me të voglën e saj në rrjete sociale. Së fundmi, gjatë një bisede që ka zhvilluar me ndjekësit, ka zbuluar se nga janë frymëzuar për ta quajtur vajzën me këtë emër.

Ajo ka treguar se ka qenë njëri prej ndjekësve në Instagram që ka sugjeruar këtë emër dhe që dyshes i ka pëlqyer. Pse pikërisht Poem? Ajo ka shpjeguar për ndjekësit se në fakt e vogla është si një Poem(ë), e shkruar nga vetë Sara dhe Ledri. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!