Partneri i Maguire, një kampion Europe ëndërron transferimin tek United

schedule09:26 - 21 Nëntor, 2020

schedule 09:26 - 21 Nëntor, 2020

Manchester United vazhdon të kërkojë një partner të denjë në mbrojtje për Harry Maguire. Trajneri i “Djajve të Kuq”, Ole Gunnar Solskjaer, dëshiron medoemos një qendërmbrojtës dhe mesa duket klubi është i gatshëm t’ia plotësojë dëshirën që në merkaton e janarit.

Sipas raportimit të “Bild”, ideja më e fundit është mbrojtësi i Bayern Mynich, Niklas Sule. Qendërmbrojtësi gjerman ëndërron që një ditë të luajë në “Old Trafford” dhe mund të kthehet në një nga objektivat e Solskjaer.

 

Deri më tani në listën e teknikut norvegjez janë Raphael Varane i Real Madrid si dhe ylli i RB Leipzig, Dayot Upamecano. Tashmë mbetet për t’u parë se cila do të jetë zgjedhja e Manchesterit, pasi deri më tani nuk ka asgjë konkrete. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!