Partneri i Angela Martinit fiton pafajësinë në Greqi. Pse nuk u ekstradua në Rumani?

schedule12:51 - 11 Shtator, 2021

schedule 12:51 - 11 Shtator, 2021

Autoritetet greke refuzuan ekstradimin e Dragos Savulescu, partnerit të modeles Angela Martini. Biznesmeni dhe kineasti rumun së bashku me Angelën njoftuan se drejtësia greke ka bllokuar përpjekjen e ekstradimit nga autoritetet rumune. Kjo është hera e dytë që një gjykatë evropiane refuzon një kërkesë ekstradimi.

Sipas vendimit të Gjykatës së Apelit Egje në Syros, gjykata rumune nuk ka juridiksion për të kërkuar ekstradimin e biznesmenit nga Greqia. Në të njëjtën kohë, u urdhërua refuzimi i menjëhershëm i urdhër arrestit rumun. Gjithçka nisi në vitin 2019, kur ai u dënua me 5.5 vjet burg për përvetësimin e një totali prej 114 milionë eurosh.

Arrestimi i tij në Mykonos u bë pas një urdhër arresti të lëshuar nga autoritetet rumune për mashtrim kundër shtetit. Përpara vendimit të gjykatës greke, Gjykata e Apelit të Napolit, ku banon Savulesku, hodhi poshtë kërkesën për ekstradimin e autoriteteve rumune, duke zbatuar një amnisti.

ypothesi-savouleskou-1

“Edhe pse javët e fundit kanë qenë ferr për mua, arrestimi në Mykonos dëshmoi edhe një herë se autoritetet rumune nuk ngurrojnë të abuzojnë me ligjin italian dhe evropian duke lëshuar një urdhër arresti.”, tha ai. Çifti u largua nga Mykonos dhe u kthyen në Milano, ku jetojnë, pas vendimit të drejtësisë.

ypothesi-savouleskou-13

“Jam shumë e lumtur. Ndihem sikur makthi ka mbaruar. Ne jemi të bashkuar, dashuria jonë është si një super hero, gati për të mposhtur gjithçka“, tha Angela i cila u martua me Savulescu në Shtetet e Bashkuara katër vjet më parë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!