Partneri i Almeda Abazit s’e paska qejf yllin shqiptar të telenovelave turke: Zëvendësohet kollaj

schedule14:03 - 21 Nëntor, 2022

schedule 14:03 - 21 Nëntor, 2022

Tolgahan Sayisman është padyshim ndër aktorët më të pëlqyer turk, i cili është shumë i njohur dhe për shqiptarët. Jo vetëm prej famës që mori me rolet në telenovelat turke, por edhe për faktin se është martuar prej vitesh me bukuroshen shqiptare, Almeda Abazi, me të cilën ka dhe dy fëmijë.

Së fundmi, ylli i telenovelave turke ka qenë i ftuar bashkë me Almedën në emisionin e Luana Vjollcës dhe gjatë disa lojërave që zhvilloi, nënkuptoi se nuk ka një raport të mirë me aktorin me origjinë shqiptare, Can Yaman, i cili është gjithashtu një ndër më të suksesshmit në Turqi.

Ai duhet të futej në rolin e boksierit dhe teksa grushtonte drejt trajnerit në ring, ai duhet të jepte komente pozitive apo negative rreth personazheve të njohur turq. Kıvanç Tatlıtuğ e cilësoi si më të mirin, ndërsa për yllin me origjinë shqiptare Can Yaman, hodhi një “thumb” teksa tha: “E pëlqen shumë Italia”.

Por nuk mjaftoi me kaq. Në një tjetër lojë, ai tha se Yaman është lehtësisht i zëvendësueshëm.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!