Partneri i Afërdita Dreshajt hap zemrën dhe rrëfen ndjesinë e të qenit baba

schedule12:19 - 19 Mars, 2021

schedule 12:19 - 19 Mars, 2021

Afërdita Dreshaj dhe partneri i saj, Jakub Kindl po shijojnë ditët më të lumtura të jetës së tyre pasi u bënë prindër për herë të parë me 16 Mars. Ata mirëpritën një djalë që e kanë pagëzuar me emrin Sky Blue, portretin e të cilit e kanë bërë publik.

Së fundmi, Jakub ka ndarë një imazh të ëmbël të të birit të porsalindur dhe krahas ka shkruar dhe disa fjalë të ndjera: “Çfarë ndjesie e pabesueshme! As nuk mund ta përshkruaj momentin e mrekullueshëm kur gruaja ime solli në jetë Sky-in tim të bukur. Faleminderit.  Sky Blue Kindl. 16 Mars 2021″, ka shkruar ai.

Pak orë më parë ishte dhe modelja e cila ndau disa foto të vogëlushit nga takimi i tyre i parë, ku shprehej se ky ishte momenti kur jeta e saj ndryshoi përgjithmonë. “Ohh mami të do shumë. Sky im. Momenti kur jeta ime ndryshoi përgjithmonë”, shprehej Dreshaj. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!