Trajneri i Partizanit, Franko Lerda, shpreson që skuadra e tij të nisë sezonin me një fitore në Superkupë, për të dhënë sinjalin e parë të edicionit. Sipas tij, jo të gjithë elementët e skuadrës janë në kushtet optimale, fizike dhe teknike. Ai shmang të komentojë mbi deklaratat e Duros, në një kohë që konfirmon që ka ardhur në këtë klub të punojë vetëm për fushën, jo për merkaton.
Edhe lojë dinjitoze, por natyrisht duam që trofeu të shkojë në klub. Do të jetë prova dhe Shansi i parë I trajnerit Lerda që të mund të marrë një trofe. Në daljen publike të tij, një ditë përpara sfidës me Kukësin, tekniku Italian i skuadrës kampione beson se skuadra mund ta nisë mirë edicionin. Sidoqoftë vetë trajneri ka bërë të qartë se ende ekipi nuk është në maksimumin e duhur.
“Ne jemi gati për ta nisur mirë këtë sezon, kemi dëshirën të bëjmë tonin këtë trofe për ta nisur mirë sezonin. Skuadra po punon shumë mirë, ende nuk kemi të gjithë efektivët në kushtet optimale se kemi pasur përgatitje me emra që janë afruar më vonë. Por po punojmë që të gjithë të jenë sa më gati edhe në aspektin fizik, edhe atë teknik. Ne jemi përgatitur se e parashikon rregulloja, ndaj kemi bërë stërvitje edhe pjesën e penalltive”.
Në lidhje me merkaton dhe largimin e Mensah në një farë mënyre trajneri Lerda theksoi se për këtë çështje duhet të merrni përgjigje nga klubi. Sipas tij, merret klubi, pasi vetë ai përgjigjet vetëm për fushën e lojës.
“Kam ardhur në një vend të huaj, në një kampionat që nuk njoh, me një skuadër që ka fituar titullin, me drejtues që kanë ndërtuar një ekip që funksionon se ndrysh nuk do të fitonte. Nga trajnerët jam si natyre prej atyre që i besojnë klubit, ka edhe teknikë-menaxherë por unë i besoj kësaj skeme”,- përfundoi Lerda./ABC News Albania