Partizani dhe Teuta do të zhvillojnë mes tyre në “Elbasan Arena” sfidën e javës së 28-të të Abissnet Superiores.
Demat e Dritan Mehmetit do të kërkojnë të përfitojnë nga ndalesa e Kukësit për t’u afruar sa më shumë më vendin e tretë, pozicion që të dërgon në europë.
Ndërkohë nga ana tjetër djemtë e detit pas barazimit me Skëndërbeun do të tentojë fitoren ndaj të kuqve për t’iu larguar sa më shumë mbijetesës.
Arapi dhe Mehmeti kanë shuar çdo dyshim sa i takon formacionit me të cilin do të zbresin skuadrat në “Elbasan Arena”.
Formacionet zyrtare:
Partizani: Hoxha, A. Marku, Belica, Bitri, Sota, Matonto, Mala, Kallaku, Cara, Skuka, Junior. Trajner: Dritan Mehmeti
Teuta: Qirko, Bedarovski, Jazxhi, Ivanovic, Kotobelli, Daja, Beqja, Ackuah, L.Vila, Gruda, Daci. Trajner: Renato Arapi. /f.a/abcnews.al