Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Procesi i “Partizanit”, Berisha nuk shkon në gjyq. “Procesin” ja bëjnë te dera

schedule12:24 - 13 Tetor, 2025

schedule 12:24 - 13 Tetor, 2025

Prokurori i Posaçëm i SPAK, Arben Krahaj, ka kundërshtuar të hënën, të gjitha pretendimet e avokatëve mbrojtës të Sali Berishës, Jamarbër Malltezit dhe biznesmenëve të tjerë, në gjyqin e afërsë “Partizani”.

Në Gjykatën e Posaçme, avokatët e Sali Berishës kishin kërkuar pavlefshmëri të akteve dhe papërdorshmëri të provave që janë gjetur deri më tani.
Prokurori Arben Kraja argumentoi se asnjë nga pretendimet e ngritura nga avokatët nuk qëndron ligjërisht, duke theksuar se nuk ka pasur shkelje në ekzekutimin e masave të sigurisë, as në procedurat e ekspertimeve.

“Rregjistrimi i kallëzimit penal në të njëjtën ditë që është dorëzuar nuk përbën shkak për pavlefshmëri, kur ka elemente prokurori e regjistron. S’ka shkelje për ekzekutimin e masave të sigurisë, sa i takon akteve të ekspertimit, asnjë nga pretendimet e ngritura nuk çon në pavlefshmëri.”

Vetë Berisha nuk ishte, në këtë seancë por ndryshe veproi dhëndri i tij Jamarbër Malltezi. Sharjet e perjavshme qe Jamarber Malltezi i ben gjykatesve e prokuroreve jane perballur sot nga protesta e nje qytetari te thjeshte. Ai ka nderprere monologun e te pandehurit VIP te dosjes partizani, duke e kthyer gishtin e akuzes per vjedhje, ndaj vjehrrit te tij, Sali Berishes.

Gjykata vendosi të shtyjë seancën për të marrë kohë për t’u shprehur me vendim mbi pretendimet e paraqitura nga avokatët e të pandehurve. Seanca e radhës është caktuar më 27 tetor./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!