“Partizani”/ Shtyhet më 6 janar seanca për ish-kryeministrin Berisha, vendoset nëse do të gjykohet

schedule15:20 - 16 Dhjetor, 2024

schedule 15:20 - 16 Dhjetor, 2024

Shtyhet më 6 janar seanca paraprake për ish kryeministrin Sali Berisha, lidhur me gjykimin e dosjes “Partizani”.

ABC News mëson se shtyrja e seancës u bë për t’i dhënë më shumë kohë avokatëve mbrojtës.

“Ka përfunduar seanca paraprake për ish kryeministrin Sali Berisha. Seanca e aradhës do të zhvillohet më 6 janar, ora 11:30. Avokatët mbrojtës kanë kërkuar më shumë kohë që të bëjnë parashtrimet e tyre”, raportoi ndër të tjera, gazetari i ABC News, Ermal Vija.

Ish-kryeministri është marrë i pandehur me akuzën “korrupsion pasiv” nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, dhe çështja ka shkuar në gjykatë për shqyrtim.

I pandehur për të njëjtën vepër penale është marrë edhe dhëndri i Berishës, Jamarbër Malltezi, i cili akuzohet për përfitimin e të ardhurave në vlerën e 5.4 milionë eurove nga një biznes ndërtimi në mënyrë të parregullt, falë vendimeve të qeverisë të marra nga vjehrri i tij. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!