Partizani shkatërrohet në Gjirokastër

schedule15:08 - 17 Dhjetor, 2017

schedule 15:08 - 17 Dhjetor, 2017

Partizani shpërfytyrohet në Gjirokastër përballë Luftëtarit. Skuadra e krijuar për të fituar titullin kampion, pësoi një disfatë shumë të madhe.

Respekte kundërshtarit, por kjo humbje ishte një turp.
Një Partizan që thuajse arriti të mundë Skënderbeun, që dominoi Kukësin në Kukës dhe që po mendonte gjëra të mëdha nën drejtimin e trajnerit Starova, pësoi një disfatë të paimagjinueshme në Gjirokastër.

Përfundoi 5-0, pra me një nokaut nëse do të përdorim gjuhën e boksit, përballja me Luftëtarin e drejtuar nga ish-partizanasi Hasan Lika.
Një e papritur e jashtëzakonshme, aq më tepër kur përballë ishin një ekip I krijuar për titullin kampion, dhe një skuadër që rrezikon të bjerë nga Superliga.
Dejvi Bregu shënoi golin e parë për Luftëtarin, pastaj Abazaj realizoi të dytin, ndërsa pjesa e parë u mbyll 3-0, me golin tjetër me autor Rrocën.

Pas pushimit u prit reagimi I Partizanit, por ndodhi e kundërta dhe vendasit shënuan edhe dy herë të tjera me të njëjtin autor, Lamçen.
Kjo ishte humbja e dytë e të kuqve me trajnerin Starova në stol, një humbje që rrezikon shanset për t’u kualifikuar për në Europë sezonin e ardhshëm.

Përse humbi Partizani?

Vështirë të spjegohet me një arsye të vetme, por besohet se luajti rol nënvleftësimi, fakti që kryeqytetasit kanë kaluar sezon me probleme, ndërsa edhe Luftëtari zhvilloi ndeshjen e tij më të mirë.
Nga ana tjetër, është e çuditshme sesi një skuadër që luan një futboll kaq të bukur sa Luftëtari, rrezikon të bjerë nga kategoria./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!