Zhurmë në Superiore dhe gjithçka lidhet me merkaton. Partizani, edhe pas tre fitoreve radhazi nuk i shmang dot zërat për emërimin e një trajneri të ri në vend të italianit Adolfo Sormani.
Kandidatura është Ilir Daja, të cilit të kuqtë ia kanë matur pulsin në të shkuarën, duke e kontaktuar përmes palësh të treta. Tashmë, sipas “Panorama Sport”, Partizani i ka bërë një ofertë Dajës, të cilin e do edhe Shkëndija.

Kështu, në Tetovë dhe në kampin e kuq presin përgjigje. Një çështje tjetër për t’u zgjidhur te kampionët në fuqi është ajo e gjetjes së një mbrojtësi të majtë për të zëvendësuar Lorenc Trashin.
Pasi morën në janar Dorian Kërçikun nga Tirana, tashmë mund të marrin edhe Erion Hoxhallarin. Mbrojtësi i majtë është titullar fiks te Tirana që po shkon drejt titullit dhe Partizani kërkon ta joshë. / abcnews.al

