Partizani pret në shtëpi Kukësin në kryendeshjen e javës së 35. Luftëtari sfidon Skënderbeun ndërkohë që Kastrioti luan fatet e mbijetesës ndaj Teutës.
Në javën e 35 të Kategorisë Superiore, Partizani kampion pret në shtëpi skuadrën e vendit të dytë, Kukësin. Skuadra e teknikut Skënder Gega luan për prestigj pasi objektivi madhor u arrit, ndërkohë që verilindorët nuk e kanë siguruar ende pjesëmarrjen në Kupat e Europes edicionin e radhës. Kukësi pozicionohet në vendin e dytë në kampionat me 55 pikë dhe ndiqet nga Teuta dhe Flamurtari me 54 dhe 51 pikë. Në këtë takim Partizani pritet të luajë me lojtarët që nuk kanë patur shumë hapësira gjatë sezonit, ndërkohë që trajneri Gjoka do të rreshtojë në fushë formaconin më të mirë të mundshëm.
Skënderbeu ka një takim jo të lehtë përballë Luftëtarit. Skaudra e trajnerit Orges Shehi beson ende tek vendi i tretë edhe pse është mjaft e vështirë për t’u arritur. Kjo është ndeshja e fundit për Skënderbeun pasi takimin e javës së 36 e luan ndaj Kamzës dhe merr tri pikët në tavolinë. Natyrisht që jo gjithçka varet nga Skënderbeu, pasi korçarët shpresojnë tek ndalesa e skuadrave që janë më lart në renditje.
Kastritoi që lufton për mbijetesë do të presë skuadrën e Teutes. Një duel tepër interesant për të dyja skuadrat që luftojnë për objektiva të ndryshëm. Teuta kërkon të sigurojë kualifikimin në Europë, ndërkohë që skuadra e Kastriotit mbijetesën. /ABC News Albania 24/7