Klubi i Partizani ka nisur fushatën e solidaritetit për të prekurit nga tërmetet e shumta që kanë goditur Shqipërinë këto dy ditët e fundit. Klubi i kuq ka falënderuar sponsorët e saj dhe ka njoftuar se nesër do të gjenden pranë të dëmtuarve nga tërmeti për t’i ndihmuar.
NJOFTIM
Klubi Futbollit Partizani nis fushatën e solidaritetit. Falë dhe mbështetjes së disa prej sponsorëve tanë, nga dita e nesërme ne do ti gjendemi pranë të dëmtuarve nga tërmeti i tmerrshëm i së martës, për të dhënë sadopak kontributin dhe ndihmën tonë.
Gjithashtu, ftojmë të gjithë qytetarët që dëshirojnë t’i bashkohen kësaj nisme, të dërgojnë ndihmat dhe kontributet e tyre pranë Bazës 46, ku grupimi “Ultras Guerrils” po organizon tashmë grumbullimin e ndihmave për familjet dhe të prekurit nga kjo fatkeqësi natyrore./abcnews.al