Partizani mposhti 2-0 Tiranën në Air Albania Mba dhe Cara në javën e 24 të Superiores duke sjellë kështu edhe ndryshimin e rënditjes.
Si të kuqtë dhe bardheblutë kanë nga 40 pikë, duke e bërë mjaft interesante luftën për titull.
Ndërkohë, Egnatia surpriza e këtij sezoni i ndjek nga pas 2 klubet legjendare me 37 pikë.
Vendi i 4 i takon Vllaznisë e cila ka 36 pikë.
Renditja vijon me Erzenin, Teutën dhe Kukësin, që kërkojnë t’i largohen zonës së ftohtë.
Laçi si kurrë më parë lufton për mbijetesë këtë sezon teksa renditet i 8-ti.
Renditja mbyllet me Bylis dhe Kastriotin që kanë respektivisht nga 27 dhe 23 pikë. /G.D abcnews.al/