Partizani në alarm para derbit, dëmtohen dy lojtarë të rëndësishëm

schedule09:48 - 21 Tetor, 2021

schedule 09:48 - 21 Tetor, 2021

Tirana-Partizani është superndeshja e javës së gjashtë e “Abissnet Superiore”. Derbi i parë për këtë sezon që do luhet në stadiumin “Air Albania”, ora 19:45.

Për skuadrën e Partizanit vijnë lajme aspak të mira para ndeshjes më Tiranën. Mungesa e dy lojtarëve kryesorë ka shtuar dhimbjen e trajnerit Ilir Daja për këtë duel.

Pas mungesës së sigurt të Lucas Cardozos në këtë ndeshje i janë shtuar Ergys Kaçe dhe Tedi Cara.

Të dy lojtarët janë dëmtuar, dhe mungesa e tyre sjell një problem të madh tek “demat”, sepse të dy futbollistët janë shtylla kryesore e ekipit.

Alternativat e mundshme që trajneri Daja ka në dispozicion për të zëvendësuar Kaçen janë disa me Herald Marku më të avantazhuar  për të nisur si titullarë.

Nëse alternativat në mesfushë për trajnerin nuk mungojnë, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për repartin e sulmit, ku mungesa e një prej lojtarëve më në formë të momentin tek skuadra e Partizanit do “peshonte” shumë në këtë derbi. Sulmuesi që pritet ta zëvendësojë Carën është Filipovicc, që do e nisë ndeshjen si titullarë.

F.A/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!