Partizani do të përballet me Kastriotin ditën e shtunë, ora 13:45 në stadiumin e Kamzës, sfidë kjo e vlefshme për javën e 26-të të kampionatit shqiptarë.
Në një duel delikat siç është përballja me krutanët, demat do të shkojmë me mungesa, teksa sfida e fundit me Egnatias ka lënë me pasoja të kuqtë.
Dritan Mehmetit do t’i duhet të bëjë llogaritë pa 3 lojtarë titullarë, ku Albion Marku dhe Eneo Bitri u ndëshkuan me kartonë të kuq duke humbur kështu përballjen e fundjavës.
Por ajo që i shton “dhimbjen e kokës” teknikut të kuq është mungesa e Xhuliano Skukës, i cili si dy shokët e tij u ndëshkua me kartonë, por ky i fundit me të verdh duke plotësuar numrin 4 të tyre. /f.a/abcnews.al