Partizani me dy ndryshime, Skënderbeu rigjen këmbëshpejtin Berisha

schedule11:22 - 4 Dhjetor, 2021

schedule 11:22 - 4 Dhjetor, 2021

Partizani përballet me Skënderbeun në orën 16:45 dhe kërkon tre pikët, ndërkohë që trajnerët Daja e Memelli kanë menduar edhe për formacionet.

Në kampin e kuq mund të rikthehet nga fillimi Alban Hoxha, ndërsa në vend të Albion Markut të pezulluar me të kuq e merr Gligorov.

Skënderbeu në krahun tjetër do të jetë i ngjeshur në mbrojtje dhe sytë janë nga dyshja Berisha-Mensah, që do të jenë në sulm në pritje të vertikalizimeve të Marës dhe brazilianëve Victor e Moraes.

Partizani: Hoxha, Gligorov, Belica, Sembene, Musta, Rrapaj, H. Marku, Kaçe, Mala, Cara, Stenio Junior.

Skënderbeu: Rexhepi, Meksi, Vitija, Dëumfour, Sadriu, Zguro, Jean Victor, Moraes, Mara, Berisha, Mensah. / abcnews.al