Partizani mbërrin në Turqi, Esat Mala lihet jashtë liste

schedule11:07 - 5 Janar, 2020

schedule 11:07 - 5 Janar, 2020

Esat Mala vijon të mbetet një çështje pa zgjidhje te Partizani. Mesfushori nuk ka fluturuar me ekipin drejt Turqisë, ku të kuqtë do të qëndrojnë për 12 ditë dhe do të zhvillojnë edhe dy ndeshje miqësore. Trajneri Adolfo Sormani ka pasur një bisedë me Malën një ditë më parë, por asgjë nuk ndryshon.

Vendimi është i klubit, që ka parë të arsyeshme që Mala të mos luajë deri në përfundim të sezonit. Në verë ai largohet i lirë, pasi i përfundon kontrata. Gjatë kësaj periudhe ai do të stërvitet me ekipin e dytë, ndërkohë që po punohet edhe për gjetjen e një ekipi të ri, që të jetë i gatshëm të paguajë për kartonin e tij.

ÇFARË THA PRESIDENTI DEMI NË MUAJIN NËNTOR– Kreu i klubit të kuq, pas ndeshjes me Laçin, foli për mediat dhe pranoi se kishte vënë veton për lënien jashtë të Malës. Demi madje nuk u kursye, duke u treguar disi edhe i ashpër me një prej lojtarëve më të spikatur të Partizanit në dy sezonet e fundit.

“Pse, kishte ndonjë ndryshim Partizani pa Malën? Partizani i bën lojtarët, Partizani i vë përpara. Mala është shumë i vogël për Partizanin. Megjithatë nuk i di problemet e Malës. Çfarë sqarimi t’ju japim, s’doja unë që të luante! Ka sqarim më të mirë?!”, u shpreh Demi për mediat. /abcnews.al

Presidenti i Partizanit, Gaz Demi, pas ndeshjes me Laçin duke folur për mediat

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!