Partizani kthen kampionin/ Skënder Gega ulet në stol deri në fund të sezonit

schedule13:43 - 29 Mars, 2025

schedule 13:43 - 29 Mars, 2025

Tifozët e kuq nuk do ta harrojnë kurrë. Skënder Gega e kishte siguruar vendin e tij në zemrat e përkrahësve të Partizanit që kur ishte futbollist në vitet 80-të, por u bë I pavdekshëm për ta kur fitoi titullin kampion në 2019.

Nën drejtimin e trajnerit me origjinë nga Tropoja, skuadra e madhe kryeqytetase I dha fund pritjes 26-vjeçare, që nga 1993 kur kampionatin e fitoi me teknik Sulejman Starovën.

Klubi u kthye tek lavdia e tij e vjetër, duke I ofruar stolin deri në fund të sezonit, me të drejtë për të rinovuar edhe për edicionin e ardhshëm.

Përpara tij, trajner ishte Aleksadar Veselinoviç, si dhe këto javë Arbër Abilaliaj, drejtori sportiv.

Momenti është I vështirë sa nuk bëhet.

Pas humbjes me Dinamon dhe fitores së Elbasanit në Laç, gara për vendin e katërt është rihapur, sepse diferenca është 4 pikë.

Vendi I katërt do të thotë Europë, pra e vetmja gjë që vlen financiarisht në kampionatin shqiptar.

Do të thotë edhe mundësi për titullin, pavarësisht sesa jashtë parashikimeve mund të jesh.

Presidenti Demi shpreson që Gega të mbledhë dhe motivojë ekipin, siç bëri në 2018-2019, dhe t’i marrë maksimumin e mundshëm.

Partizani ka rënie të madhe cilësore pas largimit të 5 lojtarëve titullarë në janar, dhe Egnatia, Dinamo e Vllaznia konsiderohen më shumë pretendentë për titull, por gjatë plej ofit do të luhen vetëm ndeshje teke.

Në 90 minuta gjithçka mund të ndodhë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!