Partizani arriti të fitonte kundër Teutës në javën e 10-të të kampionatit, duke marrë kështu edhe fitoren e dytë në këtë sezon.
Një fitore që ka sjell optimizëm në skuadër, se kjo do jetë pika e kthesës për ekipin dhe rezultatet pozitive nuk do të mungojnë.
Në javën e 11-të demat do të përballen me Skëndërbeun në stadiumin “Air Albania”, ditën e shtunë në orën 16:45.
Në këtë sfidë “të kuqtë” kërkojnë mbështetjen e tifozëve dhe pikërisht për këtë kanë menduar të ulin edhe çmimet e biletave për mbështetësit e tyre.
Në një postim në rrjetet sociale të ‘Demave’ bëhet me dije se çmimet e biletave për këtë sfidë do jenë nga 300 deri në 2000 lekë të reja në tribunën VIP, në ndryshim nga herët e tjera kur bileta më e lirë kushtonte 500 lekë.
Ja postimi i Partizanit:
/f.a/abcnews.al