Partizani kampion në Volejboll për femra pas 64 vitesh

schedule14:09 - 22 Prill, 2018

schedule 14:09 - 22 Prill, 2018

Partizani arrin një sukses historik në volejboll për femra. Skuadra e drejtuar nga trajneri Roland Tarja fitoi më në fund titullin kampion, i pari në më shumë se gjysmë shekulli.

U desh të pritej plot 64 vite.

Më në fund, diçka e madhe ndodhi dhe Partizani e fitoi titullin që e quante të pashpresë, atë në volejboll për femra.

Sukses i merituar i skuadrës së drejtuar nga trajneri Roland Tarja, të udhëhequr nga kapitenia Tuci, dhe që pati në përbërje disa lojtare vërtet shumë të mira.

Partizani u tregua dominues absolut në finalet e plej ofit, edhe pse pati përballë skuadrën kampione në fuqi, Barleti Volej, pra vajzat e trajnerit Gurabardhi që kishin fituar katër titujt e fundit.

Gjithsesi, ky ishte sezoni i vajzave të kuqe që fituan ndeshjen përcaktuese 3-1, dhe krejt finalet me shifrat 3-0.

Meritë të veçantë për triumfin patën dy lojtare të ardhura nga Amerika e Jugut, pikërisht braziliania De Oliveira dhe venezueliania Shakoa.

Një titull i veçantë për Klonarda Nezajn, pasi ishte i 7-ti në karrierë, ndërsa më parë ajo ishte shpallur kampione me Barletin apo Minatorin e Rrëshenit.

Partizani ia doli falë financave më të mira që pati këtë sezon, duke marrë lojtare të huaja, dhe po ashtu duke afruar volejbolliste nga Barleti, ndërsa trajneri Tarja kishte vite që punonte fort për të arritur këtë sukses.

Pavarësisht traditës së madhe të klubit kryeqytetas në shumcën e sporteve, ky ishte vetëm titulli i dytë në histori për të, në volejboll për vajza, sport i dominuar më shumë nga Dinamo, Tirana, Skënderbeu, Lushnja e vitet e fundit Barleti. /abcnews.al