Partizani ka strategjinë e duhur për titull

schedule15:54 - 28 Janar, 2019

schedule 15:54 - 28 Janar, 2019

Partizani ka strategjinë e duhur dhe nuk është çudi që ndodhet në krye të Superligës. Ish-lojtari i Tiranës së madhe të dikurshme, Sokol Bulku, sot trajner futbolli, analizon kampionatin pas javës së 19-të

U kritikua shumë, por në futboll flitet në fushë. Partizani ka strategjinë e duhur për të fituar titullin, për herë të parë në çerek shekulli, dhe ky është mendimi i ish-lojtarit të Tiranës, sot trajneri futbolli, Sokol Bulku.

Për një njeri që e njeh mirë futbollin, klubi kryeqytetas ka bërë lëvizjet e duhura, dhe po merr frytët që i takojnë.

Bulku: “Unë mendoj që Partizani i këtij viti është shumë i matur dhe shumë racional. Ashtu siç e ndërtoi skuadrën në verë pa bujë me ato lojtarë që kishte me afrimin e trajnerit Gega kishte njëlloj finese, që nuk merren me mediat por me veten e vet. Rezultatet janë minimale, por ato e kanë të qartë qëllimin duan të shkojnë patjetër drejt tiullit kampion”.

Kukësi zhgënjeu ndaj Laçit, ndonëse rezultati i një ndeshjeje nuk mund të merret për bazë.

Gjithsesi, Bulku gjykon se kuksianët kanë vështirësi.

Bulku: “Kukësi ka afruar dy lojtarët më të mrië të Superligës, por ato duan kohë që të përshtaten me ekipin dhe të japin më të mirën dhe koha nuk pret. Partizani ka zgjedhur strategjinë e duhur”.

Bulku ka qenë pjesë e Tiranës së madhe, që doli shumë herë kampion.

Ai flet për skuadrën e sotme, dhe bën një krahasim me ekipin ku luajti vetë.

Bulku: “Ngërçi psikologjik që ishte karshi rezaultateve Tirana po e superon. E nisi keq se pati projekt me një trajnër tjetër. Unë mendoj se nuk ka qenë asnjëherë e rrezikuar. Në çdo shtëpi ka probleme dhe halle dhe  drejtuesi mba.n përgjegjësinë. Atëherë Tirana boshtin ekishte të qëndrueshëm për 3-4 vjet”

Sokol Bulku vlerëson Laçin si një nga realitetet më të spikatura të Superligës, që jo më kot pretendon prej shumë vitesh të arrijë kupat e Europës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!