Partizani i “fiksuar” me sulmuesit e Dinamos, pas Skukës tentojnë Gjatën

schedule12:53 - 19 Janar, 2022

schedule 12:53 - 19 Janar, 2022

Partizani po tregohet shumë i kujdesshëm gjatë kësaj merkatoje dhe po punon me zgjuarsi për të zgjidhur edhe problemin e golave, të cilëve në pjesën e parë të sezonit iu ka munguar një “bomber”.

Me afrimin e Xhuliano Skuka, drejtuesit nuk mjaftohen dhe po tentojnë edhe një tjetër sulmues nga rivali i tyre i kryeqytetit, Dinamo.

Synimi i demave është sulmuesi Mario Gjata, i cili ashtu si Skuka duket se do të veshë fanellën e kuqe.

“Panorama Sport” ka mësuar se pas tentativave të dështuara të marrin Vasil Shkurtajn, Gjata shikohet si alternativa e mundshme.

Sulmuesi 21-vjeçar nuk po gjen dot hapësirat e kërkuara te blutë e kryeqytetit, dhe tani shanset pas ardhjes së Reginaldos janë thuajse edhe më minimale.

Në këto kushte Partizani dëshiron të sigurojë shërbimet e Gjatës, i cili dëshiron largimin nga skuadra e Bledi Shkëmbit. Bisedimet mes palëve kanë vazhduar dhe siç raporton “Panorama Sport” ka një ngërç mes tyre, që pritet të zgjidhet në ditët në vijim. /f.a/abcnews.al