“Partizani”/ Gjykata rrëzon edhe dhëndrin e Berishës, Jamarbër Malltezi mbetet në burg

schedule16:34 - 8 Nëntor, 2023

schedule 16:34 - 8 Nëntor, 2023

Pas ish-kryeministrit Sali Berisha GJKKO ka rrëzuar sot edhe kërkesën e dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi për shuarje të masave të sigurisë për dosjen “Partizani.”

“Rrëzimin e kërkesës së kërkuesit/personit nën hetim Jamarbër Malltezi, me objekt: “Konstatimi i humbjes së fuqisë së masës shtrënguese “arrest në burg” të caktuar sipas vendimit nr. 112, datë 20.10.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj Prof.Dr.Jamarbër Malltezi.”, si të pabazuar në ligj”, thuhet në njoftim.

Në dalje për mediat, avokati Genc Gjokutaj tha se vendimi i masave të sigurisë ndaj Berishës dhe Malltezit përbën shkelje.

NJOFTIMI:

VENDOSI:

  1. Rrëzimin e kërkesës së kërkuesit/personit nën hetim Jamarbër Malltezi, me objekt: “Konstatimi i humbjes së fuqisë së masës shtrënguese “arrest në burg” të caktuar sipas vendimit nr. 112, datë 20.10.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj Prof.Dr.Jamarbër Malltezi.”, si të pabazuar në ligj.
  2. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim brenda 5 (pesë) ditëve në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

U shpall në Tiranë, sot, me datë 08.11.2023.

***

Jamarbër Malltezi, dhëndri i ish kryeministrit Sali Berisha, kërkon lirimin e tij nga amvientet e paraburgimit.

Gazetari i ABC News, Ermal Vija raporton se avokatët e tij mbrojtës i kanë kërkuar gjykatës shuarjen e masës së sigurisë “Arrest me burg”, pasi sipas tyre, janë kaluar të gjitha afatet.

Këtë të mërkurë, gjyqtarja Irena Gjoka po shqyrton kërkesën e avokatëve, e cila është depozituar disa ditë më parë.

“Seanca është parashikuar të niste në orën 13:30 dhe tashmë prej më shumë se një 1 orë e 30 minuta, në Gjykatën e Posaçme, avokatët mbrojtës të Jamarbër Malltezit, i kanë kërkuar gjykatës shuarjen e masës së sigurisë “Arrest me burg”. Avokatët mbrojtës pretendojnë se vendimi i zbardhur i masës së sigurisë, i ka kaluar të gjitha afatet dhe kërkojnë lirimin e menjëhershëm të Jamarbër Malltezit nga ambientet e paraburgimit.

Kërkesa është depozituar në gjykatë disa ditë më parë, sot kërkesa po shqyrtohet nga gjyqtarja Irena Gjoka. Malltezi është arrestuar më 20 tetor, me dy akuza, atë të korrupsionit dhe pastrimit të parave, lidhur me privatizimin e kompleksit Partizani.

Do të shohim përfundimin e seancës. Të dyja kërkesat janë të njëjtat, dërguar gjykatës. Avokatët e Berishës, Genc Gjiutaj dhe Sokol Mëngjesi i janë drejtuar Gjytkatës së Posaçme për shuarjen e masave të sigurisë”, raportoi gazetari Vija./abcnews.al