Salvador Kaçaj, ish-lojtari i kombëtares shqiptare, ka folur edhe për Superioren në emisionin “Pressing” në ABC News. Partizani ishte në fokus dhe për Kaçajn largimi i Gegës ka qenë vendim i gabuar. Në lupën e tij kaluan edhe Teuta e Skënderbeu.
“Vjet kampionati ka qenë më cilësor. Më vjen keq që Partizani e prishi ekipin me largimin e Skënder Gegës. Vjet kishin Hebajn, që shënonte kur futej. Largimi i Gegës e prishin punën e bërë. Teuta ka ekip të mirë. Rënia e Skënderbeut është një minus”.
“Është gabim edhe largimi i trajnerit Lerda. Ka qëndruar pesë muaj. Duhet lënë të paktën një vit. Nëse e zgjodhën, duhet të ishin të aftë ta mbanin. Te Partizani nuk vendos një njeri, vendos një grup”, tha Kaçaj. /abcnews.al