Partizani fluturon në krye, Skënderbe pa mbrojtje

schedule16:53 - 24 Tetor, 2019

schedule 16:53 - 24 Tetor, 2019

Partizani në ngjitje. Tre fitore radhazi dhe të kuqtë marrin vendin e parë. Skënderbeu ishte “viktima” e të kuqve, që fituan me rezultatin 3-1. Dy gola të shpejtë të Belicës dhe Telushit i hapën rrugë fitores së të kuqve. Gripshi, me golin e tij, nuk u bë pengesë për Partizanin, që me Çinarin i mbylli të gjitha llogaritë. Skuadra e drejtuar nga Franco Lerda ka shkuar në kuotën e 17 pikë, duke parakaluar Bylisin. Për korçarët situata nuk është e mirë, pasi tani renditet në vendin e shtatë me 13 pikë.

NDESHJA – Të kuqtë u futën në fushë me synimin për të marrë tre pikët dhe shumë shpejt e kanë zhbllokuar ndeshjen. Pas një goditjeje këndi erdhi goli i parë. Lorenc Trashi krosoi në mënyrë perfekte dhe Belica me kokë e devijoi topin drejt e në rrjetë. Festë që në minutën e tretë dhe Partizani vijoi të sulmonte, por korçarët mund të kishin barazuar me Bregun. Vlonjatin e ndali shtylla.

Në të 18′ ishte Telushi që me një goditje dënimi mposhti portierin Koliçi për të dytën herë. Mesfushori shfrytëzoi vendosjen e murit dhe ia doli ta dërgonte topin në rrjetë. Të kuqtë rrezikuan më pas edhe me Bardhin, ndërkohë që në fund Skënderbeu shfrytëzoi përgjumjen e të kuqve dhe me Gripshin hapën takimin.

Diferencat në lojë nuk ishin shumë të mëdha, por golat janë ato që kanë rëndësi. Korçarët gabojnë shumë në mbrojtje dhe Çinari me cilësitë e tij nuk fal, duke shënuar golin e tretë kur kishin kaluar çerek ore lojë nga nisja e pjesës së dytë. Lojëra zëvendësimesh më pas, ndërkohë që Skënderbeu u shfaq rrezikshëm në fund. Hoxha shmangu një gol të Pollozhanit fillimisht, ndërsa më pas pengoi Gripshin, duke e lënë rezultatin 3-1. Me këto shifra u mbyll i gjitha takimi dhe Partizani mori pikët e plota.

KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 9
E enjte, më 14 tetor 2019, ora 15:00
Stadiumi “Selman Stërmasi
“, Tiranë

PARTIZANI-SKËNDERBEU 3-1
Shënues:
Belica 3′, Telushi 19′, Çinari 60′ / Gripshi 44′

PARTIZANI: Hoxha, Mala, Boldor, Belica, Trashi (Hakaj 76′), Broja (Idrizaj 73′), Telushi (Romero 65′), Cordeiro, Çinari, Bardhi, Asani. Trajner: Franco Lerda

SKËNDERBEU: Koliçi, Meksi, Dita, Pollozhani, Pëllumbi, Gripshi, Daja, Essien (Elezi 65′), Ndecky (Muja 77′), Bregu (Taipi 39′), Otto John. Trajner: Ilir Daja

Gjyqtarë: Olsid Ferataj, Ergin Doda, Arbër Zalla, Orlando Kuka
Kartonë të verdhë: Telushi 61′, Romero 67′ / Essien 64′

/abcnews.al

Renditja e Superiroes pas fazëes së parë