etëm një ditë nga finalja e madhe e “Final Four” Partizani – Egnatia. Në stadiumin “Air Albania” do të vendoset gjithçka teksa dy skuadrat më të mira do të vihen përballë për herë të dytë këtë sezon në një finale të madhe, pas asaj të SuperKupës që u zhvillua më 20 dhjetor 2023.
Në atë sfidë triumfoi Partizani me rezultatin minimal 1-0 megjithatë në fushë nuk kishte asnjë diferencë dhe të dyja skuadrat luftuan dhe dhuruan spektakël deri në minutën e fundit.
Ndeshja finale e “Final Four” do të jetë akoma më speciale. Në stadiumin “Air Albania” pritet një atmosferë fantastike teksa drejtësi në fushë do të vendosë një nga gjyqtarët më të mirë në botë si Anthony Taylor.
Partizani synon mbrojtjen e kurorës së kampionit dhe titullin e 18-të, ndërsa Egnatia është gati për të shkruajtur historinë dhe kërkon titullin e parë kampion që prej krijimit të klubit.
Finalja e madhe për titullin kampion Partizani – Egnatia, do të luhet të dielën më datë 26 maj në stadiumin “Air Albania” në orën 19:00./ h.ll/abcnews.al