Drejtori sportiv i Partizanit, Arbër Abilaliaj, sot ka pasur detyrë të dyfishtë në derbi, pasi ishte caktuar trajner i përkohshëm te të kuqtë. Një detyrë që ai nuk d0 ta vazhdojë gjatë, siç e tregoi vetë pas përfundimit të sfidës së fituar me shifrat 2-1.
“Përfundimisht më mirë drejtor. Por edhe trajner qenka profesion i bukur
Ishte shumë e rëndësishme për ne qe të fitonim këtë ndeshje. Ia arritëm në mënyrën më të mirë të mundshme edhe pse me 2-3 shpërqendrime. Zhvilluam një ndeshje të bukur për të gjithë.
Ne kishim gati një javë për të përgatitur ndeshjen, e kishim analizuar me kujdes për mënyrën se si luan Tirana dhe variacionet që bëjnë brenda lojës. Menduam për të shtuar densitet në mesfushë, me lojtarë që luajnë sipërfaqe të vogla, duke pasur parasysh shpejtësinë e Bintsuka dhe Carës. E arritëm tre herë, ishte një ndeshje që siç e prisnim, në vija të përgjithshme u paraqit.
Të them të drejtën nuk është aspiratë të jem trajner, është profesion i bukur. Emocionet që të jep pankina, vija e bardhë, janë shumë të mëdha. Por jam profilizuar në një formë tjetër dhe kjo ishte thjesht për të ndihmuar ekipin për të dalë e për të marrë pak kohë për të zgjedhur trajnerin që kemi përcaktuar.
Tirana shumë pak herë arrin që të bëjë presion në zonën 1, duke pasur parasysh karakteristikat që ka, Masat ishin marrë për të shtuar njerëz në anësore duke luajtur më pas shpejt në thellësi nga krahët.
Të gjithë stafi, e them me bindje që kishim një qetësi të jashtëzakonshme se puna është bërë. Ne prekëm vetëm 2-3 detaje, jemi munduar me komunikimin që e kemi më të thjeshtë shqip me lojtarë. Jemi munduar shumë, ka përqindje Zekiç, stafi, çunat, kishim qetësi të brendshme se gjatë javës çunat kanë qenë të uritur për të treguar veten. Por një përqindje të madhe kishte edhe trajneri që ishte.
Mesazh nga Zekiç? Ishte një videotelefonatë me të në dhomat e zhveshjes dhe na uroi të gjithëve, krijoi një atmosferë elektrizuese. Një përqindje të madhe ka edhe puna e tij që ka nisur në qershor e deri më sot që flasim”, tha Abilaliaj për “MCN” pas ndeshjes./ h.ll/abcnews.al