“Partitë, shumë shpenzime para fushatës”, Vokshi: Akuzat ndaj Kuçit? Besoj në pafajësinë e tij. Po mbahet padrejtësisht bashkë me krerët e UÇK

schedule17:23 - 9 Dhjetor, 2024

schedule 17:23 - 9 Dhjetor, 2024

Më 9 Shkurt 2025, pritet të mbahen zgjedhjet e rregullta parlamentare në Kosovë. Partitë politike kanë ‘ndezur’ motorët e fushatës, ndërsa kanë bërë gati edhe emrat e kandidatëve për kryeministër.

Gazetarja Krenare Vokshi, në një lidhje live për emisionin “Ballkan Update” në ABC News, u shpreh se partitë opozitare kanë shpenzuar deri më tani rreth 35 mijë euro për parafushatat elektorale në rrjetet sociale. Ndërsa VV, sipas saj, është fokusuar më së shumti në takimet me diasporën jashtë vendit.

“Partitë politike kanë ndezur motorët që të fillojnë me fushata jo formale dhe jo zyrtare pas dy javësh për të prezantuar kandidatët e tyre për kryeministër dhe deputetë. Në fakt fushata do të fillojë zyrtarisht me 11 janar dhe do të zgjasë deri më 7 shkurt. Gjatë këtyre ditëve, do t’i përkushtohen më tepër shpalosjes së ideve dhe vizioneve për zgjedhje. Parafushatat e partive politike janë bërë si tradicionale ku kanë mundësi që të prezantojnë qëndrimet e tyre dhe prioritetet kryesore, duke përdorur edhe teknika që nuk janë të kufizuara nga rregullat e fushatës zyrtare. Një publikim nga Telegrafi në 3 muajt e fundit, partitë kryesisht opozitare, kanë shpenzuar rreth 35 mijë euro për fushatën paralektorale në rrjete sociale. I paraprin Lidhja Demokratike e Kosovës, për t’u pasuar me PDK. VV si parti në pushtet më tepër ka shfrytëzuar takimin me qytetarët, kryesisht në diasporë, ku ka më shumë shqiptarë, ku dihet që diaspora ka mjaft ndikim në zgjedhje.”, u shpreh ajo.

Ajo komentoi gjithashtu edhe akuzat e gjykatës së Hagës ndaj ish ministrit të Drejtësisë Hajredin Kuçi.

“Kuçi po përballet sikurse me zëvendës kryeministrin e Kosovës, njëherësh dhe ministër i drejtësisë me një akuzë të padrejtë. Luftë e drejtpërdrejtë dhe betejë me shtetin e Serbisë. Dihet që gjykata e Hagës është pjellë e Serbisë por që fatkeqësisht u votua në Kuvendin e Kosovës. Besoj në pafajësinë e Kuçit, Thaçit dhe krerëve të tjerë të UÇK-së që po mbahen padrejtësisht.“, u shpreh gazetarja.

Për sulmin në kanalin e Ibër-Lepenc, gazetarja shtoi:

“Ky nuk është i vetmi kërcënim nga ana e Serbisë. Akte të tilla terroriste ka pasur edhe në të kaluarën. Vitin e kaluar me rastin e Banjskës. Kosova ka bërë kërkesë ndërkombëtare për dorëzimin e Radoiçiç, pikë e nxitjes së zhvillimeve të tilla në veri të vendit. Kemi pasur reagime nga Gjermania dhe shtete të tjera, që besoj se janë të rëndësishme. Gjermania thoshte se në të vërtetë zbulohet se Serbia ka nxitur këtë akt në veri, atëherë do të marrë fund dialogu. Kjo do të ishte kthesë e madhe historike jo vetëm në zhvillimin e dialogut por edhe gjithë Kosovën në përgjithësi”./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!