Partitë Popullore Evropiane miratojnë rezolutën për liberalizimin e vizave të Kosovës

schedule11:58 - 1 Qershor, 2022

schedule 11:58 - 1 Qershor, 2022

Partitë Popullore Evropiane (EPP), kanë miratuar të mërkurën rezolutën për t’i dhënë mbështetje liberalizimit të vizave për Kosovën.

Këtë e ka kumtuar nënkryetarja e Lidhjes Demokratike e Kosovës, Shqipe Mjekiqi.

“EPP sapo miratoi Rezolutën në mbështetje të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës. Faleminderit EPP, faleminderit OVP dhe Lukas Mandl për mbështetjen tuaj dhe paraqitjen e Rezolutës”, ka shkruar ajo në Twitter.

Ky union i subjekteve politike evropiane bashkon vlerat e djathta brenda kontinentit evropian. Një pjesë e këtyre vendeve qeverisin nëpër shtetet përkatëse të Bashkimit Evropian. Kosova është vendi i vetëm në rajon pa liri të lëvizjes në zonën Shcengen.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!