Zv presidenti i grupit të Partive Popullore Europiane Andrey Kovaçev, nga Pusteci është shprehur se e mbështet çëljen e negociatave për Shqipërinë.
Ai është shprehur se është e rëndësishme që të nise hapja e negociatave dhe të adresohen të gjithë problemet kryesore.
Ndërkohë Kovaçev nuk ka pranuar që të komentojë sulmet e vazhdueshme të presidentit Ilir Meta ndaj Reformës në Drejtësi ndërsa shtoi se partitë politike në Shqipëri duhet të bëhen bashkë për të marrë dritën jeshile për hapjen e negociatave.
“Unë nuk mund të komentoj diksutimet e politikanëve dhe mendoj se nuk është puna ime. Interesi i qytetarëve të Shëipërisë është që partitë politike të bëjnë kompromise të brendshme dhe ky është interesi i Shqipërisë që të hapen negociatat. Rëndësi ka që Shqipëria të përmbushë kushtet e vëna nga Komisioni i Venecias dhe Bashkimi Europian. Ne presim që negociatat për Shqipërinë të hapen”, ka thënë Andrey Kovaçev./abcnews.al