Partitë larg votës së diasporës/ Projektvendimi: Numëruesit nga KQZ. Subjektet politike, vëzhgues

schedule15:20 - 28 Dhjetor, 2024

schedule 15:20 - 28 Dhjetor, 2024

Partië politike do të kenë sytë por jo duart tek vota e disporës. Ndryshe nga komisionet e votimit dhe numërimit të votave brenda vendit, që pëbëhen nga përfaqësues të propozuar nga partitë politike, për votën e diasporës, këtë proces e ka në dorë vetë KQZ.

Në projektvendimin e hartuar nga Komisioni Rregullator është parashikuar që për votën e emigrantëve të ngrihen struktura të posacme që do të bëjnë vlerësimin dhe numërimin e votave.

Kështu, Komisioni i Numerimit dhe Vlerësimit të Votës nga Jashtë, sipas projekvendimit, përbëhet nga tre anëtarë të caktuar nga KQZ. Lista duhet të jetë jo më vonë se 20 ditë përpara datës 11 maj. PS-së dhe PD-së u rezervohet vendi i vëzhguesve .

Pika 3: “Partia më e madhe e shumicës parlamentare dhe partia më e madhe e pakicës parlamentare kanë të drejtë të caktojnë nga një anëtarë vëzhgues pranë KNVVJ. Anëtarët vëzhgues kanë të drejtë të bëjnë shënime dhe të nënshkruajnë në dokumentacionin e procesit të numërimit dhe të vlerësimit të votave që plotëson KNVVJ”.

Grupet e Numërimit, të Votave nga Jashtë përbëhen secili nga 2 anëtarë, që cakohen po ashtu nga KQZ. Edhe në tavoliën e numërimit PS-ja dhe PD-ja kanë vëzhgues, që kanë të drejtë vetëm të monitorojnë dhe vëzhgojnë procesin e numërimit dhe të vlerësimit të votave, si dhe të shënojnë komentet e tyre në proceverbal, për vlerësimin e dokumentacionit në Kutinë përkatëse të votave të jashtë vendit.

Këto rregulla të KQZ do të diskutohen dhe miratohen të hënën, ku pritet të shihet dhe qëndrimi i Partisë Demokratike, që deri më tani, ka qenë kundër komisionerëve dhe numëruesve të caktuar prej vetë KQZ-së./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!