Sondazh

Kush po e provokon tensionin në Shkup:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Partitë janë kundër”, Macron: Për momentin nuk ka qeveri të unitetit kombëtar

schedule08:58 - 23 Qershor, 2022

schedule 08:58 - 23 Qershor, 2022

Presidenti Emmanuel Macron ka përjashtuar mundësinë e krijimit të një qeverie të unitetit kombëtar për momentin, pas konsultimeve me liderët e partive franceze, sipas mediave të huaja.

“Shumica e palëve nuk është dakord. Mënyra, kërkimi për një shumicë më të gjerë dhe më të qartë për të vepruar është ende mbi tavolinë”, deklaroi Presidenti.

“Duke iu drejtuar vendit për herë të parë pas humbjes në zgjedhjet legjislative të së dielës, ai tha se “në këtë moment, ne të gjithë së bashku duhet të mësojmë të qeverisim në një mënyrë tjetër.



Krijimi i kompromiseve të reja në dialog, në dëgjim, në respekt është ajo që ju doni, dhe unë do ta mbaj parasysh atë”, njoftoi kryesuesi i Elysee.

Ndërsa shprehu besimin për përgjegjësinë e të gjithëve, Macron tha se kjo mënyrë dhe konfigurim i ri duhet të fillojë që në momentin e kthimit nga samiti europian në Bruksel.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!