“Partitë alternative këtë radhë po bëjnë një surprizë…”, Dashamir Shehi: Sinjali politik po vjen

schedule22:33 - 5 Maj, 2025

schedule 22:33 - 5 Maj, 2025

Dashamir Shehi në zgjedhjet e 11 majit ka vendosur që të “luftojë” i vetëm në garën elektorale. Ai nuk pranoi ofertën e Partisë Demokratike për të qenë pjesë e “Aleanca Shqipëria Madhështore”.

Në emisionin “360 gradë” në ABC News Shehi tha se nga partitë e vogla, të cilat ai preferon t’i quajë parti alternative, po vjen diçka surprizë, një sinjal politik. Duke iu referuar dhe sondazheve të publikuara Shehi tha se kjo është diçka pozitive, megjithatë nuk mund të cilësohet si një revolucion i sferën politike në vend.

“Këto partitë e tjera alternative, këtë radhë do të bëjnë një surprizë, nuk do të bëjnë përmbysjen, por jam i sigurtë që do të lëvizin nga 15 deri në 20% të votova që është një lloj revolucioni i përshpejtuar për këtë kohë. 20% të votave i thonë gati mbi 300 mijë vota, edhe kjo sipas sondazheve. Të gjitha sondazhet e japin këtë. Nuk do të bëjnë një përmbysje. Është një lloj përshpejtuesi, s ‘po them revolucion. Sinjali politik po vjen, a është ai i duhur që do përmbysë sistemin, apo jo këtë s’mund ta them. Por, kemi diçka që do të prodhojë diçka pozitive. Koncepti i polis se shpesh e ngatërrojnë, politika dy pole ka. Nuk domethënë dy parti, se këtu në Shqipëri e ngatërrojnë, dy pole i ngatërrojnë.

Po të ishte për Berishën, unë do isha në listën madhështore. Shqipëria opozitare do të marrë 50% të votave, por për shkak të ligjit të ri do të marrë më pak. Kodi i 2008-ës në vend që të përmirësonte ka përkeqësuar. Ky kod është mes dy kandidatëve të mëdhenj. Koalicioni “Shqipëria Madhështore” punon për veten e vet, lista është e njëjta është unike. Ne i kemi hyrë detit me këmbë më shumë për të dhënë një sinjal politik se sa për një karrige”, tha Dashamir Shehi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!