Partia Socialiste depoziton në KQZ kërkesën për regjistrim si subjekt zgjedhor

schedule14:20 - 10 Shkurt, 2021

schedule 14:20 - 10 Shkurt, 2021

Partia Socialiste ka depozituar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kërkesën për t’u regjistruar si subjekt zgjedhor. Ditën e sotme depozitoi kërkesën për regjistrim pranë KQZ edhe kreu i Partisë Social-Demokrate, Tom Doshi.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, këtë të mërkurë ka bërë publike disa modele të fletës së votimit për këtë vit. Abnews.al ka siguruar modelet që pritet të miratohen pas regjistrimit të të gjitha partive dhe koalicioneve zgjedhore në KQZ për zgjedhjet e ardhshme të 25 Prillit.

Deri më tani, partitë që kërkojnë regjistrimin në KQZ janë:

Partia Socialiste

Partia Demokratike

Lëvizja Socialiste për Integrim

Partia Republikane

Lëvizja për Zhvillim Kombëtar

Aleanca Demokristiane

Partia Agrare Ambientaliste

Partia Bashkimiki Demokrat

Partia Kristian Demokrate

Partia Lëvizja e Re

Partia Aleanca Demokracia e Re

Partia Komuniste

Partia Social Demokrate (PSD)

Afati i regjistrimit të partive është deri më 15 shkurt. sb/abcnews.al/