Partia pro pavarësisë së Katalonjës gati për qeverinë e re

schedule12:41 - 22 Dhjetor, 2017

schedule 12:41 - 22 Dhjetor, 2017

Dy partitë e mëdha pro pavarësisë së Katalonjës janë të gatshme për të krijuar qeverinë e re. Në zgjedhjet e jashtëzakonshme të21 dhjetorit partitë pro pavarësisë morën mazhorancën absolute prej 70 vendesh, në parlamentin me 135 deputetë të Barcelonës. Tashmë ata i bëjnë apel ish presidentit të rajonit Puigdemont që të kthehet sa më shpejt në vend.

Në më pak se dy muaj që nga shpallja e pavarësisë, dhe nga rimarrja e kontrollit të plotë nga ana e Madridit të institucionevce katalanase, rajoni rebel zgjodhi sërish pavarësinë duke i dhënë një goditje të fortë politike kryeministrit spanjoll Mariano Rajoy.

Por një tjetër sukses politik është dhe ai i unionistëve të Ciudadanos të cilët kanë lënë prapa partinë popullore të Rajoi.

Për pushtetin spanjoll kjo është një humbje e pastër. Kandidati i Rajoi në Katalonjë Ksavier Albiol kishte premtuar të zhdukte nga skena politike deputetët pro pavarësisë. Por pavarësisht akuzave të prokurorisë spanjolle për të gjithë liderët sepratistë katalanas, dhjetë prej të cilëve u arrestuan, dhe ekzilit në Belgjik të Pugdemont dhe katër ministrave të tij,fronti pro shkëputjes nga spanja fitoi.

Fitorja e tyre bëhet ende më e hidhur për Madridin në një kohë që pjesëmarrja në votime ka shënuar një rekord prej 82 për qind. skenaret e javëve të ardhshme janë të komplikuara, pasi kandidati kryesor për president të Katalonjës, Puigdemont, ndodhet në Belgjikë dhe nëse rikthehet në terriktorin spanjoll do të arrestohet. Zëvendës presidenti i tij Junkueras, kreu i partisë së dytë pro pavarësisë, ndodhet në burg. Puigdemont kërkon që qeveria e rrëzuar nga Madridi të rikthehet, dhe që të gjithë të burgosurit politikë të lirohen menjëherë. Për momentin liderët katalanas e kanë shumë të vështirë të marrin vendet e tyre në parlament dhe të marrin pjesë në zgjedhjen e presidentit

Seanca e radhës e parlamentit katalanas është në 23 janar, raundi i parë i zgjedhjes së presidentit është parashikuar në 10 shkurt. Nëse deri në muajin prill nuk do të jetë e mundur të zgjidhet presidenti i rajonit, parlamneti katalanas do të shpërndahet automatikisht dhe zgjedhjet e patakohshme do të caktohen në muajin maj të vitit të ardhshëm. Nuk është ende e qartë nëse kryeministri spanjoll do t’i rijapë, ashtu si pati premtuar, autonominë e plotë politike dhe institucionale Katalonjës. Kriza katalanase duket se është gati të shpërthejsë sërish./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!