Juristi Rezart Kthupi është shprehu se Partia Demokratike është “shkërmoqur”. Kthupi për këtë situatë të vështirë të PD bën përgjegjës kryetarin e sa Sali Berishën.
Në një intervistë në emisionin “Real Story”, Kthupi theksoi se partia sot është pa shtyllë kurrizore dhe se tashmë “ka zyrën, por nuk ka njerëz dhe kjo sipas tij është vepra finale e Berishës.
“Sot partia është pa shtyllë kurrizore. Ke zyrë po nuk ke njerëz dhe kjo është vepra finale e Berishës. PD do vdesë bashkë me Berishën. Qëllimi i vetëm i Berishës është të jetë kryetari i partisë, ta thërrasin të gjithë lideri i opozitës”, tha ai.
Nga ana e tij analisti Arben Meçe tha se Partia Demokratike me Berishën në krye nuk do të ketë asnjë ndryshim. Sipas tij Berisha e ka kthyer PD në pronë të tij.
Ndërsa theksoi se detyra e Ervin Salianjit tani është të mbledhë militantë që kanë bërë luftë për ideal.
“Kushdo duhet ta harrojë që në PD do ketë ndryshim. Të gjithë po e kuptojnë që PD është ndërmarrje politike e PD. Si mund t’i shkosh tjetrit t’i marrësh pronën? Të tjerët duhet ta mësojnë këtë. Salianji nuk është individ, brenda militantë të flaktë të PD po ekziston fryma që duhet ndryshim dhe këtë frymë duhet ta dirigjojë dikush, duke të dalë një flamurtar dhe këtë flamurtarin nuk duhet ta godasin”, tha Meçe.
/abcnews.al/

