Partia opozitare e Afrikës së Jugut i bën thirrje Indisë të ndjekë penalisht Dalai Lamën

schedule16:35 - 11 Prill, 2023

schedule 16:35 - 11 Prill, 2023

Partia opozitare e Afrikës së Jugut, Luftëtarët e Lirisë Ekonomike (EFF) i ka bërë thirrje policisë indiane që të arrestojë dhe ndjekë penalisht Dalai Lama për abuzim me fëmijët. Në një video e cila u bë virale ai veproi në mënyrë të papërshtatshme me një djalë.

Në klip, udhëheqësi shpirtëror tibetian 87-vjeçar shihet duke puthur një djalë të mitur në buzë dhe i kërkon atij të “thithë gjuhën e tij” në një ngjarje publike. Incidenti duket se ka ndodhur në tempullin e Dalai Lamës në Dharamshala në shkurt.

Pas një proteste ndërkombëtare për këtë çështje, Dalai Lama ka kërkuar falje, duke thënë se i vjen keq për incidentin.

Gjuha jashtë mund të jetë një formë përshëndetjeje në Tibet.

EFF në deklaratë tha se “falja që ai kërkoi” duhet të refuzohet pasi erdhi një muaj pas incidentit.

Autoritetet indiane duhet të dërgojnë një paralajmërim “për të gjithë ata që guxojnë të dëmtojnë fëmijët dhe se ata do të dënohen ashpër, pavarësisht nga statusi i tyre”.

Dalai Lama ka jetuar në mërgim në Indi që kur u largua nga Tibeti në vitin 1959, pas një kryengritjeje kundër sundimit kinez atje. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!