Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Partia më e preferuar në zgjedhjet e 11 majit?/ Shqiptarët ‘besnik’ të PS, 45.6 për qind votuan ‘rozë’

schedule22:54 - 17 Nëntor, 2025

schedule 22:54 - 17 Nëntor, 2025

“ABC News” publikoi këtë të hënë përgjigjet e sondazhit të radhës në “Zëri i Shqiptarëve”.

Sondazhit iu nënshtruan këtë herë 1273 banorë të rritur të vendit.

Ashtu si edhe më parë, linku i pyetësorit u shpërnda me SMS të rastësishme në mënyrë proporcionale në qytetet dhe fshatrat e Shqipërisë.

Pyetësori u plotësua elektronikisht në mënyrë krejt anonime nga të anketuarit, ndërsa marxhi i gabimit shkon në +/- 2.7%.

Pyetjes se cila është partia më e preferuar e pjesëmarrësve në zgjedhjet e 11 majit, votuesit i qëndrojnë besnik partisë socialiste. 45.6 për qind e votuesve kanë PS si parti të preferuar, ndonëse ky rezultat vjen me 1 për qind në ulje nga sondazhi i javës së kaluar ku votuan për PS 46.6 për qind e të anketuarve.

27.2 për qind votuan Partinë Demokratike me një trend zbritës nga java e kaluar ku e votuan 30 për qind e të anketuarve.

Elektorati gri vjen në rritje në shifrat e 27.2 për qind, ndonëse javën e kaluar votuan 23.4 për qind.  / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!