Lideri i partisë qeverisëse të Rusisë ka propozuar sot mbajtjen e referendumeve më 4 nëntor për aneksimin e territoreve ukrainase të pushtuara nga Rusia.
“Donetsk, Luhansk dhe shumë qytete të tjera ruse më në fund do të gjejnë përsëri portin e tyre. Dhe bota ruse, e cila sot është e ndarë nga kufijtë zyrtarë, do të gjejë përsëri integritetin e saj,” tha sekretari i këshillit të saj të përgjithshëm, shkruan The Guardian.
Andrei Turchak, kreu i partisë “Rusia e Bashkuar” tha se do të ishte “korrekte dhe simbolike që referendumet të mbahen më 4 nëntotr, pasi kjo është një ditë e shënuar për Rusinë.
4 nëntori është Dita e Unitetit Kombëtar në Rusi.
Zyrtarët pro-rusë në pjesët e okupuara të Ukrainës kishin sugjeruar më parë se një referendum për bashkimin me Rusinë do të mbahej më 11 shtator. Por të hënën, zyrtarët e emëruar nga Rusia në rajonin e okupuar Kherson të Ukrainës thanë se po anulojnë referendumin e planifikuar për shkak të sulmeve nga forcat ukrainase./abcnews.al/