Partia e Metës, kallëzim për policët/ Blushi: Veprimet arbitrare do marrin ndëshkim

schedule18:46 - 22 Tetor, 2024

schedule 18:46 - 22 Tetor, 2024

Partia e Lirisë nxori sërish videon e arrestimit të Ilir Metës, mesditën e së hënës, për të shënjestruar sërish policinë.

“Një nga 6 oficerët e ngarkuar në detyrë, që duhet të mbronte mandatin e arrestit, që nuk ndodhi kurrë. Horrat që u përpoqën ta nxjerrin metën me forcë, kemi evidentuar 2 persona me precedente penal”.

Shoqëruesi i Metës, në momentin e arrestimit, shtoi të tjera detaje.

“Një nga policët e kanë goditur. me pranga në duar, kemi pritur me pranga në duar 40 minuta”, tha Peca.

Analiza e pamjeve nuk ka përfunduar, theksoi numri 2 i PL-së, Tedi Blushi, duke paralajmëruar në vijim padi.

“Ne shumë shpejtë do të bëjmë kallëzim penal, për kryerjen e të gjithë këtyre veprimeve arbitrare që do të marrin ndëshkimin e merituar”, u shpreh Tedi Blushi.

Blushi tregoi dhe komunikimet e fundit që ka patur me Metën.

Të mërkurën Partia e Lirisë nuk do të ketë asnjë organizim, ndërsa do të vendoset masa e sigurisë për Ilir Metën.

/abcnews.al/