Partia e Merkel: Shqipëria po luan me kredibilitetin te partnerët evropianë

schedule18:05 - 22 Shkurt, 2019

schedule 18:05 - 22 Shkurt, 2019

Grupi parlamentar i CDU-CSU në Bundestagun gjerman, që kryesohet nga partia e kancelares Angela Merkel e konsideron të gabuar djegien e mandateve nga ana e opozitës. Zëdhënësi i këtij grupi parlamentar Florian Hahn i bën thirrje palëve politike të zhvillojnë menjëherë bisedime për të mos rrezikuar hapjen e negociatave të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Shqipëria për momentin është duke luajtur shumë me kredibilitetin tek miqtë evropianë.

Është ky mesazhi i zëdhënësit për politikat evropiane të Gupeve parlamentare të CDU/CSU në Bundestag, Florian Hahn sipas të cilit në rast se perspektiva për çeljen e negociatave për në Bashkimin Evropian në mesin e vitit të kaluar ishte ende rozë, tani po shfaqen re të zeza.

“Protestat e aktuale në Tiranë pengojnë qeverinë, si dhe paralizojnë funksionimin e parlamentit. Protestat dhe demonstratat bëjnë pjesë tek të drejtat e njeriut dhe janë një tipar dallues i demokracisë, në rast se ato zhvillohen në mënyrën e duhur. Por deputetët e partive tona partnere në Shqipëri i bëjnë një shërbim të keq (autogol) qëllimit të tyre, nëse nëpërmjet dorëzimit masiv të mandateve do të shkaktojnë një stanjacion politik dhe do të nxisin protesta të dhunshme”.

Një qëndrim refuzues nuk i shërben as vendit, as qytetarëve ka thënë zëdhënësit për politikat evropiane të Gupeve parlamentare të CDU/CSU në Bundestag.

“Prandaj ju bëj thirrje miqve tanë në Shqipëri për vetëpërmbajtje. Qeveria dhe opozita duhet të zhvillojnë menjëherë bisedime, në mënyrë që të rifillojë funksionimi i parlamentit dhe të rivendosen marrëdhënie të qarta”.

Perspektiva evropiane është vënë në rrezik-paralajmëron zëdhënësi Florian Hahn. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!