Në emisionin “Zonë e Lirë” në “ABC” arkeologu Neritan Ceka, ka treguar një moment të bisedës që ka zhvilluar me ish-kryeministrin Sali Berisha duke thënë se e ka këshilluar të ‘largohet nga politika’.
Po ashtu Neritan Ceka thotë se Berisha është një politikan që u kthye në fushën e betejës, pas nxjerrjes non-grata.
“E kam takuar para disa vitesh Berishën dhe këshilla ime ka qenë ‘largohu nga politika’, besoj nga 2018 ndoshta. E kam takuar vazhdimisht. Tek selia atje jam takuar me doktorin. Nuk shkova për këtë qëllim, por biseda u bë për largimin nga parlamenti. Unë i thashë,- “PD nuk mund të jetë pjesë e rrugës”. Partia e ka vendin në Parlament dhe nuk duhet larguar, më tha nuk i marr unë vendimet. I thashë hajde mblidhemi bëjmë fondacionin vij edhe unë. Bëjmë kulturën. Por nuk më dha përgjigje, nuk reagoi. Ndaj besoj se duke qenë rehat për të ikur, e kthyen në fushën e betejës. Nxjerrja non–grata nuk e justifikonte aktivitetin e tij në të kohë. Berisha i përgjigjet sfidës, po i hodhe dorezën Berisha shkon në duel, unë p.sh jam paqësor. Njerëzit llogariten që është në vetëmbrojtje, dhe mbrojtja më e mirë është partia, parlamenti,. I kanë dhënë tribunën që e kërkoi dhe e meritoi. Berisha është luftëtar mendoj. Non-grata u mor në periudhën kur të gjithë e dimë se ishte jashtë politikës. Tani nuk mund të tërhiqet. Me atë që e njoh unë, Berisha edhe në kohën më të vështirë kishte një teori, mos e vendos kundërshtarin në kënd (në cep). Berisha tani është vënë në qoshe. Unë nuk besoj që kjo është lojë e Ramës, por është pak lojë e trashë. Perandoria nuk futet në detaje. Unë e kam thënë që krijimi i gjykatave Speciale është i ndaluar me ligj, dhe ne tani kemi krijuar një pushtet që i mungon përvoja, inteligjenca e kultura. Nuk besoj se Rama merret me gjëra kaq të stisura keq. Mënyra se si është vepruar në këtë procedim nuk e di si mund ta bënte. Rama është piktor është më i sofistikuar në veprime të tilla. Rrëzohet miti prej mishi dhe ngrihet pastaj prej mermeri”, ka thënë ai./abcnews.al/