Partia e Erdogan fiton shumicën parlamentare

schedule12:07 - 15 Maj, 2023

schedule 12:07 - 15 Maj, 2023

Sipas raporteve të fundit, partia AK e presidentit Erdogan ka fituar shumicën në parlament. Partia e Drejtësisë dhe Zhvillimit ka fituar 266 vende në parliament, ndërsa Partia Republikane Popullore fitoi 166 vende.

Ndërkohë presidenti aktual turk ka fitur 49.42% të votavë ndërsa kundërshtari i tij ka fituar 44.95% të votive, duke çuar në balotazh. Raundi i dytë i zgjedhjeve do të mbahet pas dy javësh, përkatësisht me 28 maj.

Është hera e parë në 20 vjet, që kur ka qenë në pushtet në Turqi, që kreu i shtetit do të detyrohet në një raund të dytë, të planifikuar për 28 maj, kundër kundërshtarit të tij socialdemokrat, Kemal Kiliçdaroglu. Ky i fundit drejtoi një koalicion të paprecedentë të gjashtë partive opozitare.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!