Partia Demokratike: Përshëndesim vendimin e qeverisë për shpalljen e Gjendjes së Fatkeqësisë Natyrore

schedule22:48 - 24 Mars, 2020

schedule 22:48 - 24 Mars, 2020

Partia Demokratike përmes një deklarate  ka përshëndetur vendimin e qeverisë për shpalljen e Gjendjes së Fatkeqësisë Natyrore, 5 ditë pasi u kërkua nga kreu i demokratëve Lulzim Basha.

Sipas selisë blu, akti duhet plotësuar pa humbur më asnjë ditë nga Qeveria me vendimin për masat e kompensimit të dëmeve, procedurat, afatet, strukturat shtetërore përgjegjëse për vlerësimin e dëmeve, si dhe dëmet dhe subjektet që kompensohen.

Deklarata e Partisë Demokratike:

Partia Demokratike përshëndet vendimin për shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore, 5 ditë pas kërkesës zyrtare të Kryetarit të Opozitës Lulzim Basha. Akti i shpalljes së masës së jashtëzakonshme duhet plotësuar pa humbur më asnjë ditë nga Qeveria me vendimin për masat e kompensimit të dëmeve, procedurat, afatet, strukturat shtetërore përgjegjëse për vlerësimin e dëmeve, si dhe dëmet dhe subjektet që kompensohen. Sipas Kushtetutës dhe ligjeve të vendit, është detyim i shtetit shqiptar të përgjigjet për dëmet që shkaktohen nga pasojat e një fatkeqësie.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!