Parti nga studentët, Muka: Mashtrim i propagandës politike

schedule21:37 - 18 Dhjetor, 2018

schedule 21:37 - 18 Dhjetor, 2018

Sipas ish-zv/ministrit të Arsimit dhe pedagogut, Taulant Muka, nga protesta e studentëve nuk ka për t’u krijuar një parti politike. Deklaratën ai e bëri nga emisioni “Provokacija” ku tha se ky është një mashtrim nga propaganda politike në vend.

“Nuk ka këtu për të krijuar parti politike nga studentët. Është një mashtrim i propagandës politike. Ka një propagandë majtas dhe djathtas që po hedh në treg që po krijohet një parti politike nga studentët  që nuk është e vërtetë”, tha ai.

Më tej, studiuesi shtoi se qëllimi i kësaj ideje është përçarja e studentëve. Sipas tij nuk duhet bërë gabimi i viteve ’90, kur studentët morën drejtimin e vendit sepse që të kontribuosh në politikë duhet të kesh një formim profesional.

“Ajo është për të përçarë. Nuk bëhen më gabimet e ‘90-s. Çfarë ndodhi në ’90-n? Studentët morën frenat në dorë. Ti që t’i kontribuosh politikës duhet të kesh një formim profesional. Ata njerëz kemi ne në Ministrinë e Arsimit. Janë njerëz pa shkollë, plagjiaturistë, të paformuar. Prandaj jemi në këtë gjendje ku jemi. Ka njerëz që thonë ky është Dhjetori i dytë. Jo! Ky është fundi i tranzicionit të Dhjetorit të parë”, u shpreh Muka./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!